Aktualitet

Kishte fshehur 27-vjeçaren në kabinë për ta kaluar në anën tjetër të kufirit, arrestohet i riu

27-vjeçaren me inicialet M. V., 27 vjeçe e kishte fshehur në kabinën e kamionit.

18 Maj 2022, 17:35 Nga DOSJA
Kishte fshehur 27-vjeçaren në kabinë për ta kaluar në
Foto Ilustruese

TIRANË- Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi ka tentuar të ndihmojë një vajzë të re për të kaluar kufirin. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se i riu me inicialet S. H., banues në Fier është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në Portin e Durrësit. 27-vjeçaren me inicialet M. V., 27 vjeçe e kishte fshehur në kabinën e kamionit.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, shtetasin S. H., 27 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë në mënyrë të kundërligjshme, jashtë kufirit të Shqipërisë, shtetasen M. V., 27 vjeçe, duke e fshehur në kabinën e kamionit. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja M. V., për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll