Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier, plagoset pronari

I zoti i shtëpisë ka tentuar që ta largojë bombolën e gazit nga shtëpia, por ka pësuar dëme të lehta në duar.

18 Maj 2022, 16:25 Nga DOSJA
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier,
Bombola e gazit

FIER- Një bombolë gazi ka shpërthyer në një pallat në Fier. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 nëntori” në Fier. Në momentin që ka rënë zjarri në banesë ndodheshin një çift të moshuarish që po gatuanin. Sapo kanë pikasur flakët, ata kanë njoftuar policinë.

I zoti i shtëpisë ka tentuar që ta largojë bombolën e gazit nga shtëpia, por ka pësuar dëme të lehta në duar. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar flakët. I dëmtuari është dërguar në spital.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll