Aktualitet

EMRI/ Arrestohet pedofili në Tiranë, i dënuar me 6 vite burg

18 Maj 2022, 15:29 Nga DOSJA
EMRI/ Arrestohet pedofili në Tiranë, i dënuar me 6 vite burg
Policia e Tiranës

TIRANË- Ideal Agolli, banues në Tiranë dhe i dënuar me gjashtë vite burg për marrëdhënie seksuale me të mitur është vënë në pranga. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Agolli sihte shpallur në kërkim. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar atë me 6 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur", mbetur në tentativë.

Njoftimi i policisë Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar "Sei", i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit. Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur", mbetur në tentativë. Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Sei".

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja e shtetasit:

- Ideal Agolli, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur", mbetur në tentativë.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll