Aktualitet

Aksident në Lezhë, makina përfundon në kanal, plagosen dy persona, dërgohen tek Trauma

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra.

18 Maj 2022, 16:33 Nga DOSJA
Aksident në Lezhë, makina përfundon në kanal, plagosen dy
Foto Ilustruese

LEZHË- Dy të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në aksin Laç-Mamurras. Makina e llojit "Mercedes Benz" në të cilën ndodheshin dy të rinjtë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Për pasojë, të dy janë plagosur. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra. Ende nuk dihet se çfarë është bërë shkak për aksidentin, por paraprakisht bëhet me dije se mjeti po udhëtonte me shpërtësi të lartë.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll