Aktualitet

Shkrumbohet makina brenda servisit në Sarandë

Është djegur teksa ndodhej në një servis.

18 Maj 2022, 16:21 Nga DOSJA
Shkrumbohet makina brenda servisit në Sarandë
Foto Ilustruese

SARANDË- Një makinë është përfshirë nga flakët në një servis në qytetin e Sarandës. Mësohet se makina e llojit “Mercedes Benz” është djegur teksa ndodhej në një servis. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.05.2022, rreth orës 15:10, në lagjen nr.3, Sarandë, tek servisi i shtetasit A. L., është djegur pjesërisht automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit P. K., 35 vjeç, banues në Delvinë.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll