Aktualitet

I ngacmoi vajzën e mitur, burri dhunon 19-vjeçarin në Krujë

Të dy janë proceduar penalisht nga Policia e Krujës.

18 Maj 2022, 15:08 Nga DOSJA
I ngacmoi vajzën e mitur, burri dhunon 19-vjeçarin në
Foto Ilustruese

KRUJË- Një 19-vjeçar me inicialet Sh.A., banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se kjo ngjarje është marrë vesh nga babai i vajzës. R. Gj., 57 vjeç ka gjetur të riun dhe e ka dhunuar atë. Të dy janë proceduar penalisht nga Policia e Krujës.

Njoftimi nga policia:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan në gjendje të lirë shtetasin Sh. A., 19 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur. Gjithashtu është proceduar penalisht edhe babi i së miturës, shtetasi R. Gj., 57 vjeç, pasi ka kanosur dhe goditur shtetasin Sh. A.. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll