Aktualitet

KKIE/ Kraja: 80% e të hetuarve nga SPAK s’e dinë. Tabaku: Të preken zyrtarët e lartë

Në mbledhjen e sotme të drejtuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nuk kanë munguar as debatet mes saj dhe Taulant Ballës e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

18 Maj 2022, 15:20 Nga DOSJA
KKIE/ Kraja: 80% e të hetuarve nga SPAK s’e dinë. Tabaku:
Pamje nga mbledhja e KKIE

TIRANË- Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian u mblodh këtë të mërkurë për të folur për "Ecurinë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Europian në Raportin e vitit 2021 për Shqipërinë si dhe Nënkomitetin BE-Shqipëri për Drejtësi, Liri dhe Siguri 2021". Në mbledhjen e sotme të drejtuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nuk kanë munguar as debatet mes saj dhe Taulant Ballës e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Gjatë fjalës së tij, Balla u kërkoi kreut të SPAK, Arben Krajës dhe kryeprokokurit Olsian Çela që të hetojnë çështjen e “21 janarit”, dosjen “Gërdeci” dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Por teksa për këtë të fundit përdori si argument shpalljen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Tabaku ndërhyri dhe kërkoi që të njëjtën thirrje ta bënte dhe socialistët me të njëjtin status. Por edhe për ata që kanë kryer krime zgjedhore dhe që ende sipas saj nuk janë dënuar. 

Ndërsa Ulsi Manjës i kujtoi dosjen “184”, duke u shprehur se ende nuk është hetuar, por si përgjigje mori numrin e votave që ministri mblodhi në qarkun e Dibrës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

I përballur me pyetje, kreu i SPAK, Arben Kraja nuk u përgjigj nëse kanë nisur hetime për Sali Berishën dhe Ilir Metën duke thënë se ia ndalon ligji të flasë, duke shtuar se 80% e  subjekteve për të cilët institucioni që ai drejton nuk e kanë si informacion. Ndërsa shton se ndër ta ka edhe persona që mbajnë statusin e zyrtarëve të lartë. Por për Çelën dhe Krajën kishte edhe 17 pyetje  të ngritura nga deputetë të tjerë, do të ketë një takim tjetër.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll