Aktualitet

PISTAT- Plagosja e Ardit Kërtueshës në Durrës, ku po heton Policia? Lëvizjet e autorit

Kur kanë kaluar dy ditë nga ngjarja mësohet se Policia ka zgjeruar pistat ku po heton, por ende asnjë person të shoqëruar për ngjarjen. Edhe pse fotoja e autorit është shpërndarë kudo në media.

18 Maj 2022, 14:16 Nga DOSJA
PISTAT- Plagosja e Ardit Kërtueshës në Durrës, ku po heton
Ardit Kërtusha

DURRËS- Plagosja me armë zjarri e Ardit Kërtueshës, ish-kandidatit për kreun e degës së Partisë Socialiste në Durrës, ende nuk është zbardhur e plotë nga autoritetet vendase. Kur kanë kaluar dy ditë nga ngjarja mësohet se Policia ka zgjeruar pistat ku po heton, por ende asnjë person të shoqëruar për ngjarjen. Edhe pse fotoja e autorit është shpërndarë kudo në media.

Sipas burimeve zyrtare, deri më tani uniformat blu të qytetit bregdetar kanë disa pista që po shqyrojnë, përfshirë edhe konfliktin e pronësisë, që vetë shënjestra e përjashtoi si mundësi.

Megjithatë, nuk përjashtohet edhe fakti i ndonjë konflikti me ndonjë student, pasi Kërtusha ka qenë pedagog i jashtëm në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Por nisur nga veshja e autorit, nuk përjashtohet mundësia e një atentati të mirëplanifikuar. Kjo sepse personi që ka shkrepur armën, kishte veshur një palë pantallona të shkurtra, bluze të kuqe të markës “Adidas”, me kapele në kokë dhe kufje në vesh duke ecur i qetë nëpër rrugët e qytetit, derisa është ndalur tek lokali i reperit Rigels Rajku, i njohur si Noizy. Autori mendohet se atë ditë ka bërë plazh në zonën e Currilave, e më pas ka ndjekur Kërtushën në lokal duke e qëlluar më pas me armë zjarri.

Vetë Kërtusha deklaroi vetë me zë dhe figurë, duke deklaruar se sapo ka parë që autori ka qëlluar në drejtim të tij ai është larguar me shpejtësi duke iu shmangur plumbave. Ndërsa gjithçka e cilësoi si një atentat ndaj tij, që ishte planifikuar nga vrasës me pagesë. Aktualisht ai ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll