Aktualitet

Sherr në Greqi/ 2 makina i zënë pritë shqiptarëve, i sulmojnë me thika, njëri lëndohet rëndë

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Kehrinias në Amfiloxia, ndërsa autoritetet kanë mundur të rindërtojnë dinamikën e ngjarjes.

18 Maj 2022, 14:00 Nga DOSJA
Sherr në Greqi/ 2 makina i zënë pritë shqiptarëve, i
Foto ilustruese

GREQI- Një sherr masiv ka tronditur mbrëmë Greqinë, ku të përfshirë kanë qenë edhe shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Kehrinias në Amfiloxia, ndërsa autoritetet kanë mundur të rindërtojnë dinamikën e ngjarjes.

Sipas tyre, tre automjete i kanë prerë rrugën një mjeti tjetër, e prej makinave kanë dalë 8 persona, të cilët pasi janë grindur fillimisht me fjalë kanë nxjerrë armët. Duke përdorur thikat kanë sulmuar me thikë pasagjerët e mjetit tjetër, më konkretisht dy shqiptarët.

Njëri prej tyre, i identifikuar si 41-vjeçar ka marrë plagë në shpinë dhe shpretkë, ndërsa aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që tjetrit ka marrë lëndime të lehta. Policia ndërkohë është duke marrë në pyetje dy shqiptarët për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.

Marrë nga karvasaras.gr

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll