Politike

VD- Universiteti i Tiranës nderon Pompeon me titullin e lartë “Doctor Honoris Causa”

Në fjalën e tij rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha, u shpreh se ky titull është një vlerësim që i bëhet Pompeo. Ndërsa vetë ish-Sekretari e vlerësoi nderimin me këtë titull dhe e quajti atë një nder të veçantë.

16 Maj 2022, 19:56 Nga DOSJA
VD- Universiteti i Tiranës nderon Pompeon me titullin e lartë
Momenti i nderimit

TIRANË- Universiteti i Tiranës ka nderuar ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Pompeo me titullin e lartë “Doctor Honoris Causa” me motivacionin: “Si një njeri që mishëron tipare të larta të vlerave të lirisë dhe të demokracisë që frymëzojnë të rinjtë, studentët, pedagogët dhe kërkuesit shkencor shqiptarë, të cilët aspirojnë të përmbushin këto vlera”. Lajmi është bërë me dije nga vetë Universiteti i Tiranës, përmes një videoje që kanë publikuar në rrjetet sociale.

Në fjalën e tij rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha, u shpreh se ky titull është një vlerësim që i bëhet Pompeo. Ndërsa vetë ish-Sekretari e vlerësoi nderimin me këtë titull dhe e quajti atë një nder të veçantë.

 “Ne, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kemi patur momente ku kemi bërë gjëra të mira por jo gjithmonë ja kemi dalë mirë, por duke mbrojtur të drejtat tona arritëm që vendet të jenë miq të mirë, pasi kemi kuptuar që duhet të përkushtohemi për të zbatuar shtetin e së drejtës, dhe kështu do të kemi paqe në të gjithë botën. Është një nder i madh për mua që të marrë një vlerësim kaq të veçantë nga një vend i veçantë si Shqipëria dhe Universiteti i Tiranës,”- u shpreh Pompeo.

Mike Richard Pompeo është një politikan, diplomat dhe biznesmen amerikan që shërbeu në presidencën e Donald Trump si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës nga 2017 deri në 2018 dhe si Sekretari i 70-të i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nga 2018 deri në 2021. Ai erdhi në Shqipëri, takoi politikanë e shkrepi foto të ndryshme, por arsyeja e ardhjes së tij ishte takimi me komunitetin iranian. Madje në një e-mail, shefi i stafit të Pompeos bënte me dije se fotot e bëra me Pompeon nuk tregonin qëndrim politik. 

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll