Politike

Kryemadhi-Ramës: Vendosi firmë e ço në SPAK çdo akuzë, boll u more me thashetheme

Kryemadhi komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se shumë shpejt do të fillojë ballafaqimi i pagave të deklaruara me stilin e jetesës që bëjnë qytetarët, duke e konsideruar atë qesharake.

16 Maj 2022, 23:52 Nga DOSJA
Kryemadhi-Ramës: Vendosi firmë e ço në SPAK çdo
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një takim me LGI-në në Tiranë, Kryemadhi i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të ngrejë një padi me emrin dhe firmën e tij ndaj çdo opozitari që akuzon dhe të mos merret më me thashetheme. Kryemadhi komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se shumë shpejt do të fillojë ballafaqimi i pagave të deklaruara me stilin e jetesës që bëjnë qytetarët, duke e konsideruar atë qesharake.

“Unë i bëj thirrje Ramës që të shkruajë një padi dhe të vendosë emrin dhe firmën për çdo akuzë që ka ndaj opozitës, Ka 20 vite që bën me baltë çdo kundërshtar të tij. Le të bëhet aq trim dhe le të vendosë firmën për çdo opozitar që ka në dosje. Ne i kemi të depozituar në prokurori, ndryshe nga balta që hedh Rama ndaj kundërshtarëve politike. Unë i bëj thirrje Ramës që të shkruaje një padi dhe të vendosë emrin e tij për çdo akuzë ndaj opozitës. Thashethemet që bën me baltë cdo kundërshtarë të tij, i ka ardhur fundi. Ashtu si Kryemadhi vendosi emër dhe firmë për inceneratorët edhe Rama le të bëhet trim dhe të bëjë padi për cdo opozitar që mendon se ka një faturë apo të dhënë për dikë tjetër., Koha e llafeve dhe baltës ka marrë fund. Koha e Ramës dhe suflerëve të tij po merr fund. Sot më vinte për të qeshur kur dëgjova kryeministrit se do të bënte publike pagat. Kryeministri nuk di që shqiptarët po vishen me rroba të përdorura, konsumojnë më shumë rroba të përdorura se sa bukën e përditshme dhe këtë e quan luks,”- u shpreh Kryemadhi.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll