Politike

Balla: Çdo propozim që mban firmën e Berishës nuk do merret në konsideratë

I ftuar në emisionin 'Open' në News 24, Balla tha se është i sigurtë që këtë javë do të ketë propozime me emra nga opozita për President.

16 Maj 2022, 21:45 Nga DOSJA
Balla: Çdo propozim që mban firmën e Berishës nuk do
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se çdo propozim që mban firmën e Berishës për President nuk do të merret në konsiderat. I ftuar në emisionin 'Open' në News 24, Balla tha se është i sigurtë që këtë javë do të ketë propozime me emra nga opozita për President.  

“Çdo propozim, që mban firmën e Sali Berishës nuk merret në konsiderate dhe rrëzohet. Ky është një vendim që ne e kemi marrë, kështu do të jetë sa koha Berisha të jetë në Kuvend. Ka të bëjë me personin e shpallur non grata i cili nuk mund të jetë palë ne asnjë proces demokratik.

PS nuk u tregua arrogante dhe shpresojmë që në dy javët e mbetura ne kemi mundësi që të presim propozime. Unë jam i sigurt që këtë javë do të ketë propozime nga opozita. Ka një përpjekje të lavdërueshme për të unifikuar, duke përjashtuar non gratat. Kjo është diçka e mirë. Më pas do të bjerë poshtë edhe ajo që thoni ju që nuk do ketë kandidatë në dy raundet e tjera. Ka ardhur koha që opozita të marrë përgjegjësi në proces”, deklaroi Balla.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll