Politike

Gjermania thirrje BE-së: Të hapen negociatat e vonuara me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Në një deklaratë për mediat, para takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, Baerbock tha se duhet të fillojë tryeza e parë ndërqeveritare e cila aktualisht po pengohet nga veto që Bullgaria ka vënë për Maqedoninë. 

16 Maj 2022, 14:04 Nga DOSJA
Gjermania thirrje BE-së: Të hapen negociatat e vonuara me
Annalena Baerbock

GJERMANI-Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock është shprehur e prerë për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Europian.

Në një deklaratë për mediat, para takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, Baerbock tha se duhet të fillojë tryeza e parë ndërqeveritare e cila aktualisht po pengohet nga veto që Bullgaria ka vënë për Maqedoninë. 

Në një postim në Twitter ajo theksoi se  mbështetja për Ballkanin Perëndimor është një pikë e rëndësishme për sigurinë dhe çështjet gjeopolitike.

‘‘Sidomos në këto kohë, mbështetja për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt #BE është një çështje kyçe e sigurisë dhe çështje gjeopolitike. Duhet t’i qëndrojmë premtimeve tona dhe të fillojmë negociatat e vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.-tha ajo.

 

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll