Politike

“Një pjesë e atyre në Parlament janë të rrjedhur”/ Açka këshillon Muzhaqin: Ji më mediatike

Açka u shpreh se një pjesë e madhe e atyre në Parlament janë të rrjedhur

16 Maj 2022, 14:39 Nga DOSJA
“Një pjesë e atyre në Parlament janë të
Flutura Açka

TIRANË- Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka i dha një këshillë Ministres Bora Muzhaqi duke i kërkuar të jetë më mediatike. Gjatë seancës në Komision, Açka u shpreh se një pjesë e madhe e atyre në Parlament janë të rrjedhur dhe u kërkoi ministres që të marrë territorin që u takon.

Teksa deputetja bërë këtë deklarata, në Komision nisën batutat dhe të qeshurat. 

Flutura Açka: Thonë që nuk jeni shumë mediatike, në fakt quajeni si vërejtje të bukur nga ana e këtij Komisioni: Duhet të jeni mediatike sepse ju përfaqësoni Shqipërinë nesër, kemi nevojë ta shohim Shqipërinë nesër me sytë tanë, jo të vdekura. Ta shohim sot, kështu që duhet të jeni mediatike për ta, mos i lini radhë t’ju marrë territorin politika, ku një pjesë e madhe e jona aty në Parlament duam s’duam ne, janë të rrjedhur fare dhe s’duhet të dalin fare në asnjë lloj ekrani. Bëjeni detyrën tuaj mediatike

Petro Koçi: Nuk e ka për ndonjë këtu në Komision, jo

Flutura Açka: Atë e vendos… nuk e di, mund të filloj edhe tek unë. Kështu që nuk e përjashtova as veten në këtë pikë (qeshin) Por që në sytë e mi ne i kemi marrë territor të rinjve, kështu që merrni territorin që ju takon ju.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll