Politike

Zgjedhjet në PD/ Hidhet shorti, 'Rithemelimi': Berisha i pari në fletën e votimit

16 Maj 2022, 13:12 Nga DOSJA
Zgjedhjet në PD/ Hidhet shorti, 'Rithemelimi': Berisha i pari
Komisioni i Rithemelimit

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë i pari në fletën e votimit për zgjedhjet e kreut të PD-së. Kjo u bë e ditur ditën e sotme nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike. Ibsen Elezi, do të jetë i renditur i dyti në fletën e votimit.

NJOFTIMI:

'Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se në mbledhjen e datës 16.05.2022, ora 11.30, u hodh shorti për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit, në prezencë të përfaqësuesve të tyre. Pas hedhjes së shortit, renditja e emrave në fletën e votimit është:

1. Sali Berisha
2. Ibsen Elezi

Elezi dhe Berisha janë të vetmit kundërshtarë që garojnë për marrjen e drejtimit të Partisë Demokratike. Zgjedhjet do të zhvillohen më 22 maj, ndërkohë që selia e PD ka që prej 21 marsit që nuk ka drejtues që pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll