Sport

VD/ I rrëmbyer nga euforia e tifozëve, Ibrahimovic thyen xhamin e autobusit të Milanit

16 Maj 2022, 15:19 Nga DOSJA
VD/ I rrëmbyer nga euforia e tifozëve, Ibrahimovic thyen xhamin e

ITALI - Zlatan Ibrahimovic nuk luajti me kuqezinjtë në ndeshjen e Serie A kundër Atalantas të dielën (2-0), por për të u përfol para ndeshjes, kur lojtarët mbërritën në “San Siro” me autobusin e klubit.

I rrëmbyer nga atmosfera rreth automjetit të favoritit të madh për titull, sulmuesi gjigand suedez (40 vjeç) komunikoi me tifozët, duke goditur xhamin e përparmë me të dy duart. 

Ndërsa kolosi vendosi pak forcë në të, dritarja e përparme e autobusit është krisur. Për fat, si sulmuesi, ashtu edhe tifozët kuqezinj nuk janë dëmtuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll