Sport

Kyrgios, më i dashuruar se kurrë, befason në ditëlindjen e modeles Costteen

16 Maj 2022, 12:37 Nga DOSJA

AUSTRALI - Pak muaj më parë Nick Kyrgios konfirmoi lidhjen e tij me modelen Costen Hatzi. Në fillim të janarit, ajo publikoi në rrjete një fotografi me të dashurin e saj, por lajmi nuk u mor vesh, derisa u zhvillua Grand Prix Australian Open.

Që atëherë, çifti nuk ka pushuar së fshehuri dhe nuk ka ditë që ata të mos e tregojnë publikisht dashurinë e tyre. Në rrjetet sociale tenisti kontrovers publikon çdo javë foto me vajzën e tij, që e shoqëron me lloj-lloj mesazhesh romantike. 

Kyrgios, më i dashuruar se kurrë, befason në ditëlindjen e

Kjo fundjavë nuk ka bërë përjashtim, pasi ka qenë ditëlindja e modeles biznesmene. Siç pritej, Kyrgios ka dashur ta urojë atë në rrjetet sociale dhe këtë e ka bërë me stil, duke shpërndarë foto dhe video pafund në Instagram, por edhe në ‘stories’. Pamje që janë shoqëruar edhe me një mesazh romantik.

"Nuk ka asgjë që dua më shumë se të jem në gjendje të të bëj të qeshësh dhe të shoh atë buzëqeshjen tënde të mrekullueshme. Jam shumë krenare për sa larg kemi arritur dhe të them se tani kemi një shtëpi së bashku. Mezi pres për të parë të gjitha aventurat tona, të vegjla ose të mëdhenj, nëpër botë. Të dua, jam shumë i emocionuar të kaloj ditët e mia me ty… Gëzuar ditëlindjen mbretëreshë”, - përfundon tenisti. Një mesazh që modelja i është përgjigjur me “Të dua shumë”…

Kyrgios, më i dashuruar se kurrë, befason në ditëlindjen e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll