Sport

"Ish"-i i Cristiano Ronaldos prezanton të dashurin e saj të ri: një lojtar të La Liga-s...

16 Maj 2022, 12:14 Nga DOSJA

SPANJE - Noelia López është dashuruar sërish dhe djali i saj i përket sërish botës së futbollit. Modelja ndau këtë fundjavë një “storie” në Instagram me atë, që do të ishte i dashuri i saj i ri: Roberto Jiménez, portieri i Real Valladolid.

Në fakt, ka qenë futbollisti ai, që ka shpërndarë imazhin në llogarinë e tij në Instagram, duke u treguar mbi 100 mijë ndjekësve të tij, se ka pasur një darkë romantike me Noelian. Pra, sikur asgjë...”, ka shkruar sportisti.

"Ish"-i i Cristiano Ronaldos prezanton të dashurin e saj të

Edhe pse vetëm imazhi nuk konfirmon asgjë, e vërteta është se kur bëhet fjalë për personazhe të njohur, këto lloj fotografish kanë tendencë t'i japin fund spekulimeve. Në fakt, çifti prej javësh bashkëvepronte në rrjetet sociale, duke komentuar pothuajse çdo postim të ri për njëri-tjetrin. 

"Ish"-i i Cristiano Ronaldos prezanton të dashurin e saj të

Nuk është hera e parë që modelja është lidhur me dike nga bota e futbollit. E reja, më parë kishte një lidhje edhe me Álvaro Ruiz, djalin e ish-futbollistit Fernando Hierro. Përveç kësaj, ajo ka qenë e lidhur edhe me Cristiano Ronaldon.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll