Sport

16 ndeshje në kampionat mjaftojnë për Donnarumman, italiani shpallet portieri më i mirë në Francë

Vetëm 16 ndeshje të luajtura në Ligue 1, megjithatë Gianluigi Donnarumma e bind Francën. Ish-portieri i Milan fitoi çmimin si portieri më i mirë i Ligue 1 2021/22.

16 Maj 2022, 14:30 Nga DOSJA

16 ndeshje në kampionat mjaftojnë për Donnarumman, italiani

FRANCË -Vetëm 16 ndeshje të luajtura në Ligue 1, megjithatë Gianluigi Donnarumma e bind Francën. Ish-portieri i Milan fitoi çmimin si portieri më i mirë i Ligue 1 2021/22. "Pasi kam luajtur vetëm gjysmën e ndeshjeve, do të thotë se kam punuar mirë dhe kam pasur disa ndeshje të shkëlqyera. Falënderoj kolegët e mi që më votuan, jam shumë i lumtur që jam te Paris Saint-Germain".

Një çmim që mbase zbulon edhe sesi do të evoluojë situata e numrit një në Paris pasi Gigio dhe Navas nuk duan më të përjetojnë alternimin në portë që ka karakterizuar këtë sezon: "Klubi do të marrë një vendim, nuk ka nuk ka problem dhe jam i lumtur që do të qëndroj edhe sezonin e ardhshëm. Tashmë e di që jam numri 1, megjithatë klubi vendos dhe nuk ka probleme".

E.Ç (Dosja.al)

10594 122037

Sondazh

Poll