Sport

Rastësia e lojtarit të PSG, mungon gjithmonë në ditën e fanellave të ylberit! Mediat e 'masakrojnë'

Në Francë, rasti Idrissa Gana Gueye është diskutuar prej disa ditësh. Lojtari nuk ishte pjesë në takimin mes Paris Saint-Germain dhe Montpellier.

16 Maj 2022, 14:10 Nga DOSJA
Rastësia e lojtarit të PSG, mungon gjithmonë në ditën e
Idrissa Gana Gueye

PARIS-Në Francë, rasti Idrissa Gana Gueye është diskutuar prej disa ditësh. Lojtari nuk ishte pjesë në takimin mes Paris Saint-Germain dhe Montpellier. Mauricio Pochettino zbuloi se lojtari nuk ishte i dëmtuar, por nuk luajti për arsye personale.

Mungesa e Gueye, megjithatë, ka ngritur dyshime në vendin përtej alpeve. Sipas mediave franceze, në fakt lojtari ka refuzuar të dalë në fushë me flamurin ylber, simbol i komunitetit LGBT. Fundjavën e kaluar, të gjitha klubet e Ligue 1 dolën në fushë me fanella të veçanta: numra në ngjyrë ylberi, si dhe shiritat e kapitenit. Një iniciativë për Ditën Ndërkombëtare kundër homofobisë, bifobisë dhe transfobisë të 17 majit.

Gazetat franceze L’Équipe dhe Le Parisien e kanë kritikuar këtë veprim dhe theksuan se senegalezi ka munguar edhe sezonin e kaluar. Në atë kohë, lojtari, siç shpjegon Get French Football Neës, ishte përjashtuar nga skuadra për probleme shëndetësore.

RMC Sport nuk ka dyshime dhe thotë se mungesa e Gueye ishte në fakt për shkak se refuzoi të vishte fanellën me ngjyrën e ylberit. Një polemikë e padëshiruar për PSG-në, e cila e vë në siklet klubin pak ditë para ndeshjes së fundit të sezonit.

E.Ç (Dosja.al)

10594 gueye

Sondazh

Poll