Sport

Më të paguarin në ekip, numri 10 dhe imazhi i klubit; Pogba-Juve, gjithçka e përfunduar

Merkato e verës së Juventusit fillon sot me ardhjen në Continassa të agjentëve të Paul Pogba-s drejtuar nga Rafaela Pimenta

16 Maj 2022, 14:47 Nga DOSJA

Më të paguarin në ekip, numri 10 dhe imazhi i klubit; Pogba-Juve,

ITALI- "Nuk flas për merkaton deri në fund të sezonit", tha dje Massimiliano Allegri, por në fakt merkato e verës së Juventusit fillon sot me ardhjen në Continassa të agjentëve të Paul Pogba-s drejtuar nga Rafaela Pimenta, agjentja që kujdeset për interesat e francezit pas vdekjes së Raiolës, me të cilin është planifikuar një takim në drekë.

Takimi i sotëm do t'i shërbejë drejtuesve për të kuptuar kufijtë e një negociate. Nëse nga njëra anë ka vullnetin e francezit për t'u rikthyer në Torino, nga ana tjetër ka një propozim ekonomik më të ulët në krahasim me atë të PSG. Bardhezinjtë fokusohen te faktori “sentimental”, ideja do të ishte të vendosnin një pagë 7.5/8 milionë në sezon plus bonuse për të arritur deri në 10. Natyrisht që vendimi do të jetë në dorë të francezit, i cili fiton 15 milionë te United dhe për këtë arsye duhet të bëjë një përpjekje të rëndësishme nga ky këndvështrim.

Pas avantazheve të Dekretit të Rritjes qëndrojnë shpresat e Juventusit, e cila në thelb do t'i jepte Pogbas të njëjtën pagë që do t'i kishte rezervuar Paulo Dybala-s para ndarjes dhe ndoshta edhe atë fanellë me numrin 10. Për të rikthyer Pogban në Torino, Juve është serioz, strategjitë e së ardhmes së bardhezinjëve në merkato varet nga takimi i sotëm.

E.Ç (Dosja.al)

360035 10924

Sondazh

Poll