Sport

Real Madrid-Mbappé: marrëveshja është ‘firmosur’ javën e kaluar…

16 Maj 2022, 11:37 Nga DOSJA
Real Madrid-Mbappé: marrëveshja është

SPANJE - Kylian Mbappé e ka vendosur tashmë të ardhmen e tij. Ai e tha këtë në galën e futbollit francez, të mbajtur mbrëmjen e së dielës. Sipas shtypit spanjol, e ardhmja e yllit francez kalon përmes Real Madridit. 

Sulmuesi dhe Real Madrid e mbyllën marrëveshjen javën e kaluar. Ata vulosën gjithçka që u fol në muajt e fundit, ato në të cilat Mbappe ka marrë lloj-lloj presionesh, duke filluar nga ato të ushtruara nga drejtuesit e klubit të tij, nga tifozët dhe duke përfunduar nga politikanët me Macron në krye. 

E hëna dhe e marta e javës së kaluar, që përkonin me vizitën e Mbappes në Madrid, ishin ditët kur gjithçka u qartësua dhe të gjitha dyshimet u zbardhën. José Ángel Sánchez, drejtori i përgjithshëm i Real Madrid, mori përgjegjësinë, duke lënë mënjanë çështje të tjera që ai kishte planifikuar të mbyllte gjatë atyre ditëve. 

Marrëveshja e arritur garantoi 'Po'-në e Mbappes, mjedisi i të cilit kërkoi edhe një herë kujdes deri në përfundimin e angazhimeve me PSG. "Duhet të respektojmë të gjitha palët e përfshira. Edhe unë nxitoj, por nuk ka të bëjë vetëm me mua. Ka mbaruar, kanë mbetur vetëm pak detaje, por ka mbaruar",- tha francezi në gala të futbollit francez. 

Real Madridi pret që vetë lojtari të konfirmojë se koha e tij te PSG ka përfunduar dhe se dëshira e tij për të luajtur për skuadrën madrilene do të realizohet që nga 1 korriku.  Kontrata që Mbappe do të nënshkruajë do të jetë pesëvjeçare. Paga që do të marrë do të jetë shumë larg asaj që kanë vënë në tavolinë në Paris.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll