Sport

Mbappe enigmatik: "E ardhmja ime? Zgjedhja thuajse është bërë, shpejt do ta dini"

16 Maj 2022, 06:11 Nga DOSJA

FRANCE - Pasi ka marrë çmimin si lojtarin më i mirë në Ligue 1, nga skena e ceremonisë për ndarjen e trofeve të UNFP-së, sulmuesi Kylian Mbappé shqiptoi një frazë mjaft enigmatike për të ardhmen e tij: "Vendimi im? Do ta dimë shumë shpejt. Zgjedhja ime është pothuajse e bërë", siguroi ai. 

Kylian Mbappe a do të jetë lojtar Real Madridit apo do të vazhdojë të jetë i Paris Saint-Germain edhe në sezonin e ardhshëm? Mbetet vetëm të bëni edhe pak durim.

Te klubi “los blancos” janë të bindur se ylli i kombëtares së Francës, do të jetë i tyre. Ndërkohë, që parizienët mendojnë se sulmuesi do të vazhdojë sërish te skuadra poshtë Kullës Eifel, i joshur ofertat tunduese të sheikëve të Katarit…

Mbappe enigmatik: "E ardhmja ime? Zgjedhja thuajse është

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll