Sport

Jurgen Klopp arrin ‘rekordin’ e Alex Fergusonit te “Djajtë e Kuq”

16 Maj 2022, 07:17 Nga DOSJA

ANGLI - Trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp është bërë trajneri i dytë në historinë e futbollit britanik që fiton, të paktën në një rast, të katër titujt me të njëjtin klub: Premier League, Champions League, FA Cup dhe EFL Cup.

Gjermani, i cili është kthyer në një institucion në “Anfield”, ka barazuar sukseset e Alex Ferguson, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit anglez, si trajneri i vetëm që kanë arritur “pokerin” e trofeve në të njëjtën stol.

Ish-trajneri i Borussia Dortmund fitoi kupën e tij të parë FA, duke mposhtur Chelsean me penallti në finale dhe fitoi titullin e dytë të sezonit: ai kishte fituar më parë Kupën EFL.

Liverpool tani ka në xhep dy kompeticionet e kupave dhe ëndërron të kompletojë pokerin e paprecedentë. Skuadra ndodhet në finalen e Champions League, ku do të përballet me Real Madridin, si dhe është vetëm një pikë prapa liderit në Premier League .

Jurgen Klopp arrin ‘rekordin’ e Alex Fergusonit te

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll