Sport

Floyd Mayweather përzgjedh “Top-5” më të mirët, le jashtë Tyson dhe Ali

16 Maj 2022, 06:07 Nga DOSJA
Floyd Mayweather përzgjedh “Top-5” më të mirët,

DUBAI - Floyd Mayweather Jr është aq i sigurt, sa në listën e “Top-5” boksierëve më të mirë në histori, la jashtë boksierët si Muhammad Ali dhe Mike Tyson.

Ai foli në podcast-in e Fat Joe, duke befasuar me deklaratat e tij, jo se vendosi veten në krye, por për faktin se “harroi” boksierët si Ali, i konsideruar nga shumë më të mirët në histori, apo Tyson.

"Ne do të duhet të shkojmë me Money Mayweather, ne duhet të shkojmë me Pernell Whitaker. Unë do të shkoj me Roberto Duran, ju më keni vënë në një situatë të vështirë",- tha boksieri amerikan.

Më pas ai përmendi Larry Holmes dhe Aaron Pryor dhe kur u pyet për të parin, tha se ai i mundi të gjithë dhe u përball me më të mirët.

"Për sa i përket peshës së rëndë, nëse do të shkojmë në peshën e rëndë, do të jem i sinqertë, duhet të shkoj me Larry Holmes. Ai i mundi të gjithë në kohën e tij, kur Larry Holmes u mund nga Mike Tyson, ai u mund nga një djalë i ri."

Ai shtoi se Holmes ishte i mirë në karrierën e tij nga fillimi në fund, plus ai ishte i zgjuar jashtë ringut dhe tani ai e shijon atë.

Floyd Mayweather kishte planifikuar një matç këtë të shtunë në Dubai kundër Don Moore, por vdekja e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, detyroi anulimin e ndeshjes së tij, e cila do të riplanifikohet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll