Sport

Serie A/ ‘Scudetto’ dhe ‘mbijetesa’ vendoset fundjavën e ardhshme…

16 Maj 2022, 06:16 Nga DOSJA
Serie A/ ‘Scudetto’ dhe ‘mbijetesa’ vendoset

ITALI - Interi fitoi 3-1 në Cagliari dhe mban gjallë garën e ‘Scudettos’ me Milanin, e cila  do të vendoset fundjavën e ardhshme, në ditën e fundit të kampionatit të Seria A. 

Kuqezinjtë, +2 pikë ndaj zikaltërve në renditje dhe në epërsi në ndeshjet direkte, do të shkojnë në stadiumin “Mapei” kundër Sassuolos, ndërsa skuadra e Simone Inzaghit do të presë Sampdorian në “San Siro”. 

Oraret e javës së fundit ende nuk janë përcaktuar: mendohet se të dy rivalët për titull do të dalin në fushë, të dielën e 22 majit në orën 15. Një pikë në 90 minutat e fundit do t'i mjaftojë skuadrës së Piolit për t’u kurorëzua kampion i Italisë. 

Në ndeshjen e 38-të të Serisë A do të vendoset edhe skuadra e fundit që do të bjerë në Serinë B. Pas Venecias, lamtumirën Serisë A, ia ka dhënë edhe Genoa, pas humbjes 3-0 ndaj Napolit në "Maradona".

Për ‘mbijetesë’ do të luajnë edhe Salernitana (31 pikë) dhe Cagliari (29 pikë), të cilët në ndeshjet direkte janë në një situatë barazie absolute (1-1 në ndeshjen e parë dhe të kthimit). 

Në rast të arritjes në 32 pikë, diferenca e golave është në favor të sardenjasve: -34 kundrejt -41 të Campanias. Në fundjavën e ardhshme, Salernitana do të presë Udinesen, ndërsa Cagliari do të shkojë në Venecia: të dyve u duhet një fitore. Kush e arrin këtë?

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll