Bota

Vdekje e tmerrshme në Greqi, po kërkonte ushqim te mbeturinat, koshi mbyllet dhe e ndan në dysh

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 12, kur burri, që sipas informacioneve të para ishte i pastrehë, është afruar te koshi i mbeturinave robotike, i cili ndodhet përballë Muzeut Historik të qytetit për të kërkuar mbeturina.

16 Maj 2022, 13:02 Nga DOSJA
Vdekje e tmerrshme në Greqi, po kërkonte ushqim te mbeturinat, koshi
Pamje nga vendngjarja ne Greqi

GREQI- Një 40-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë të tmerrshme pasditen e së hënës në qendër të Alexandroupolis në kryeqytetin grek.

Sipas mediave vendase, gjithçka ka ndodhur rreth orës 12, kur burri, që sipas informacioneve të para ishte i pastrehë, është afruar te koshi i mbeturinave robotike, i cili ndodhet përballë Muzeut Historik të qytetit për të kërkuar mbeturina.

Megjithatë, dera e koshit robotik u mbyll automatikisht duke e zënë pjesën më të madhe të trupit dhe duke e ndarë atë në dysh.

Dëshmitarët okularë të tronditur vrapuan në vendngjarje për të ndihmuar, por gjendja e burrit ishte shumë e rëndë. Në vendngjarje kanë shkuar dy autoambulanca të EKAB-it dhe një automjet i Shërbimit Zjarrfikës. Pak minuta më vonë trupi i pajetë i të pastrehut u tërhoq i copëtuar.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll