Bota

Sherr mes adoleshentësh në Greqi, plagoset 15-vjeçari shqiptar

Dy adoleshentët kanë nisur një sherr i cili ka përfunduar me plagosjen e 15 vjeçarit me origjinë nga shqipëria.

16 Maj 2022, 12:16 Nga DOSJA

Sherr mes adoleshentësh në Greqi, plagoset 15-vjeçari shqiptar

GREQI- Një 15-vjeçar nga Kurdistani, Greqi ka sulmuar dhe goditur me thikë një tjetër 15-vjeçar nga Shqipëria mbrëmjen e djeshme në qendrën sportive Kiafa në Janinë.

Sipas mediave të huaja dy adoleshentët kanë nisur një sherr i cili ka përfunduar me plagosjen e 15 vjeçarit me origjinë nga shqipëria. I mituri është dërguar menjëherë në spital për të marrë mjekimin e duhur dhe fatmirësisht është jashtë rrezikur për jetën.

Edhe 15-vjeçari nga Greqia ka marrë plagë të lehta. Policia po merret me zbardhjen e ngjarjes që qoi në konfliktin mes dy të rinjve. 

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll