Bota

Rruga në Nju Jork merr emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Ceremonia e emërtimit mblodhi një numër të madh pjesëtarësh të komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilët me këngë e valle festuan për rrugën e Skënderbeut, ndërsa këtë ditë e vlerësuan si historike.

16 Maj 2022, 11:46 Nga DOSJA
Rruga në Nju Jork merr emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
Foto ilustruese

SHBA-Një rrugë në lagjen Bronks të Nju Jorkut, iu vendos emri i heroit kombëtar 'Gjergj Kastrioti Skënderbeu'. Ceremonia e emërtimit mblodhi një numër të madh pjesëtarësh të komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilët me këngë e valle festuan për rrugën e Skënderbeut, ndërsa këtë ditë e vlerësuan si historike.

Në ceremoni morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë, si udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, ligjvënësit Adriano Espalliat dhe Richie Torres si dhe kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams.

Rruga në Nju Jork merr emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
Foto ilustruese

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka udhëtuar për në Nju Jork në SHBA, për ceremonin e rrugës 'Gjergj Kastrioti Skënderbeu'.

"Sot në Nju Jork për perurimin e rrugës “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Shumë i lumtur që takova vëllain tim, Alex Soros, për të biseduar mbi vizionin si ta çojmë përpara zhvillimin e Tiranës," ka shkruar Veliaj në Instagram.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

 

(d.d)/dosja.al

 

Sondazh

Poll