Bota

"President, ne jemi këtu", ukrainasit çlirojnë territoren në kufi me Rusinë

Guvernatori i rajonit të Kharkiv, Oleh Sinegubov shkroi në aplikacionin e mesazheve Telegram se trupat kishin rivendosur postin në kufi.

16 Maj 2022, 12:19 Nga DOSJA

 

"President, ne jemi këtu", ukrainasit çlirojnë
Foto ilustruese

UKRAINË-Ukraina ka njoftuar sot se trupat që mbronin qytetin e dytë më të madh të vendit, Kharkiv, kishin zmbrapsur forcat ruse dhe kishin mbëritur deri në kufirin me Rusinë.

Sipas mediave të huaja, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, ka shkruar në një postim në Facebook se batalioni 227 i Brigadës 127 të Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës kishte arritur në kufirin me Rusinë.

 "Së bashku deri në fitore!" ka shkruar Ministria.

Në videon e mëposhtme e publikuar nga Nexta tregon një grup ushtarësh ukrainas që mbërrijnë në kufi dhe dërgojnë mesazhin e tyre.

Guvernatori i rajonit të Kharkiv, Oleh Sinegubov shkroi në aplikacionin e mesazheve Telegram se trupat kishin rivendosur postin në kufi.

“Falënderojmë të gjithë ata që, duke rrezikuar jetën e tyre, çlirojnë Ukrainën nga pushtuesit rusë”, tha Sinegubov.

Moska e quan pushtimin e saj në Ukrainë një "operacion special ushtarak" për të çliruar vendin nga fashistët, një pohim që Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë thonë se është një pretekst për luftën.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll