Bota

 ‘Heroi’ shpëton një vajzë 3 vjeçe të varur nga dritarja e katit të tetë

Shontakbaev u ngjitë në pallat, dhe hyri në banesën e një kati më posht, teksa shpëtoi vajzën duke rrezikuar dhe jetën e tij

16 Maj 2022, 12:33 Nga DOSJA
 ‘Heroi’ shpëton një vajzë 3 vjeçe
Foto ilustruese

KAZAKISTAN-Një burrë është cilësuar si hero pasi shpëtoi një vajzë 3 vjeçe nga rënia nga dritarja e katit të tetë në kryeqytetin e Kazakistanit Nur-Sulltan. Vogëlushja kishte përdorur jastëkë dhe lodra për t'u ngjitur në parvazin e dritares para se të rrëshqiste dhe mbeti e varur nga maja e gishtave. Sabit Shontakbaev, 37 vjeç dhe një shok i tij ishin rrugës për në punë kur vunë re rrëmujën. Shontakbaev u ngjitë në pallat, dhe hyri në banesën e një kati më posht, teksa shpëtoi vajzën duke rrezikuar dhe jetën e tij.

“Unë nuk kisha  litar sigurie kështu që shoku im më mbajti këmbët. Në atë moment nuk mendoja për asgjë, thjesht doja të ndihmoja fëmijën. Për mua, të gjithë duhet të japin një dorë ndihme në situata të tilla,"-tha Shontakbaev.

Sipas mediave të huaja, vajzën e vogël e kishin lënë vetëm në shtëpi, ndërsa nëna e saj doli për të bërë pazar. Një turmë e madhe u mblodh poshtë pallatit, ata ishin të tmerruar teksa e mitura po qëndronte e kapur në dritare.

(d.d)/dosja.al

 

Sondazh

Poll