Bota

Lufta në Ukrainë! Gratë e moshuara po lihen pas

Vasylivna është një nga 2 milionë gratë e moshuara në Ukrainë që kanë mbetur të vetme në mes të luftës dhe autoritetet nuk po i ndihmojnë.

16 Maj 2022, 12:01 Nga DOSJA

Lufta në Ukrainë! Gratë e moshuara po lihen pas

UKRANË- Lufta në Ukrainë është në ditën e 82-të! Ndërkohë që shtëpitë, shkollat, muzet, spitalet dhe stacionet janë shkatërruar nga bombardimet ruse gjithashtu shumë të moshuar janë lënë në harresë. Ata po përballen me kushte shumë të vështira, rast i tillë është edhe i Halyna Vasylivna, 94-vjeç e cila jeton e vetme në një apartament të vogël në Hrushovka.

Sipa The Guardia, gjatë sulmeve ajrore 94-vjeçarja po fshihet në qilarin e saj. Ndërkohë Vasylivna dëshiron që të mos qëndroj më e vetme në qilarin e errët.

"Është e rëndësishme të kesh dikë që mund të të dëgjojë,"-tha ajo.

Vasylivna është një nga 2 milionë gratë e moshuara në Ukrainë që kanë mbetur të vetme në mes të luftës dhe autoritetet nuk po i ndihmojnë. Këto gra varen nga pensionet e vogla shtetërore (e Vasilivna është rreth 130 paund në muaj) dhe kërkojnë mbështetje nga shërbimet sociale, bamirësitë dhe institucionet ndërkombëtare. 

Ata janë bërë grupi që ka më shumë gjasa të jetë vetëm, qoftë për shkak të çështjeve të lëvizshmërisë, humbjes apo hezitimit për të lënë pas shtëpitë e tyre. Shumë të rinj evakuojnë macet dhe qent e tyre, dhe lënë prindërit e tyre pas.

Të moshuarit, si Vasilivna janë në qendër të krizës në Ukrainë. Pas një jete të vështirë ata tani janë të vetmuar dhe të uritur.

"Kam parë gjithçka Holodomorin (uria e madhe e 1932-33), Lufta e Dytë Botërore, kaq shumë tmerre. Çfarë tjetër mund të më trembë mua. Do të evakuohesha nëse mund të kujdesesha për veten. Kam punuar gjithë jetën. Është shumë turp që nuk mund të bëj më asgjë.”-tha Vasylivna. 

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll