Bota

Nisin hetimet për vdekjen e 13-vjeçarit në Greqi, prokuroria: Po hetohet sfida në Tik Tok

Një nga mundësitë që po shqyrtohet është që ky akt të jetë rezultat i pjesëmarrjes së tij në një “sfidë” të platformës së njohur të mediave sociale Tik Tok, të quajtur “Sfida Blackout”.

16 Maj 2022, 11:32 Nga DOSJA
Nisin hetimet për vdekjen e 13-vjeçarit në Greqi, prokuroria:
Tik Tok

GREQI- Prokuroria po heton tashmë vetëvrasjen e 13-vjeçari në Kato Patisia, Greqi i cili u gjet i varur në dhomën e tij nga prindërit. Sipas Proto Thema, urdhri për një hetim urgjent është dhënë nga kreu i Prokurorisë së Athinës.

Hetimi është urdhëruar nga Prokuroria e Krimeve Kibernetike. Një nga mundësitë që po shqyrtohet është që ky akt të jetë rezultat i pjesëmarrjes së tij në një “sfidë” të platformës së njohur të mediave sociale Tik Tok, të quajtur “Sfida Blackout”.

Kjo "sfidë" inkurajon njerëzit që të mbyten veten, derisa të humbasin përkohësisht ndjenjat, për të ngarkuar më pas videon në platformën e njohur. Megjithatë, kjo sfidë duket se ka qenë fatale disa herë në të kaluarën, me mjekët që paralajmërojnë se mund të shkaktojë të fikët, konvulsione, madje edhe dëmtime të trurit .

Ata që e njohën 13-vjeçarin dhe familjen e tij flasin për një  fëmijë shumë të lumtur dhe të fortë  që po përgatitej për ndeshjet e Pagrit në fundjavë në Lutraki.   

"Është vetëm një zi, një trishtim i patreguar. Makis ishte një fëmijë i fortë. Unë e kam rritur atë dhe vëllain e tij që në moshën 5-vjeçare. Një familje e jashtëzakonshme, një nënë që i rriti fëmijët e saj me vlera"-tha  trajneri  i të miturit Charalambis.  

Lajmin e vdekjes së 13-vjeçarit trajneri i tij ka thënë se e ka mësuar të shtunën në mëngjes teksa priste që ai t'i bashkohej ndeshjes kombëtare ndërkohë që ka telefonuar babain e tij.


"Na thirrën dhe na thanë se Makis ishte varur dhe kishte vdekur. Nëna e tij hyri në dhomë dhe e pa atë të varur në krevat marinari dhe pranë celularit. Vetëm kur pa këtë imazh u trondit"-tha Charalambis.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll