Bota

Kosova vendos sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, Bislimi shpjegon kush përfshihet

Lajmin e konfirmoi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili tha se sanksionet kanë të bëjnë me ngrirjen e aseteve të individëve apo entiteteve të sanksionuara, ndalim të qasjes dhe operimit në treg, ndalim të udhëtimit dhe fondeve.

16 Maj 2022, 12:33 Nga DOSJA
Kosova vendos sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë,
Besnik Bislimi

KOSOVË-Kosova ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë në koordinim me Bashkimin Europian dhe SHBA-të.

Lajmin e konfirmoi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili tha se sanksionet kanë të bëjnë me ngrirjen e aseteve të individëve apo entiteteve të sanksionuara, ndalim të qasjes dhe operimit në treg, ndalim të udhëtimit dhe fondeve.

Kosova ndalon çdo ndërmarrje të transportit rrugor rus apo bjellorus, me disa përjashtime, gjithashtu ka ndaluar importin e qymyrit nga Rusia apo nga shtete që e blejnë nga Rusia.

Pjesë e sanksioneve ishte edhe grupi “Wagner”, një entitet ushtarak privat me bazë në Rusi.

Aktivitetet e këtij entiteti janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, tha Bislimi.

Si masë paraprake qeveria e Kosovës miratoi një projektligj për të bërë të mundur vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.

Në prill Këshilli i Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara prezantuan saknsionet e reja kundër Rusisë. Qeveria miratoi sanksionet e koordinuara me BE-në e SHBA-në.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll