Bota

Masakër në SHBA, i riu udhëtoi 320 km për të kryer vrasjen, prokurorja: Ishte një i çmendur

16 Maj 2022, 10:49 Nga DOSJA
Masakër në SHBA, i riu udhëtoi 320 km për të kryer
Payton Gendron

SHBA-Autoritetet kanë thënë se personi i dyshuar se vrau 10 persona në një supermarket në Buffalo, New York, ka përzgjedhur qëllimisht vendin me një popullsi të madhe me ngjyrë.

Sipas BBC, policia ka thënë se 18-vjeçari i dyshuar Payton Gendron udhëtoi më shumë se 320 km (200 milje) për të kryer sulmin.

Sulmi po hetohet si një akt i ekstremizmit të dhunshëm me motive racore. Kryebashkiaku i Buffalo, Byron Brown tha se i dyshuari mbërriti me qëllim që të merrte sa më shumë jetë të njerëzve me ngjyrë. Ndërkohë Prokurorja e Përgjithshme e New Yorkut Letitia James ka thënë se zyra e saj do të fokusohet në materialet ekstremiste në internet.

"Kjo ngjarje u krye nga një individ i sëmurë, i çmendur, i cili u ushqye nga një dietë e përditshme e urrejtjes. Të shtënat kanë habitur komunitetin lokal. Është e dhimbshme, pse dikush do ta bënte këtë,"-tha ajo.

Nga 13 personat e qëlluar, policia tha se 11 ishin me ngjyrë. Në mesin e të vrarëve të raportuar ishte një burrë që blinte ëmbëlsira për ditëlindjen e djalit të tij dhe një grua që kishte shkuar për të bërë pazar pasi kishte vizituar burrin e saj.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll