Aktualitet

10 të arrestuar në Tiranë, 42-vjeçari vjedh dritaret e një banese

M. U., 17 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar pasi i janë gjetur një sasi lënde narkotike i llojit cannabis sativa

16 Maj 2022, 10:07 Nga DOSJA
10 të arrestuar në Tiranë, 42-vjeçari vjedh dritaret e
Policia e Tiranës

TIRANË- 10 persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale, ndërsa 1 tjetër është vendosur nën hetim. M. U., 17 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar pasi i janë gjetur një sasi lënde narkotike i llojit cannabis sativa. F. Z., 42 vjeç, është arrestuar pasi dyshohet se ka vjedhur disa dritare alumini të një banese. A. G., 49 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua pasi drejtonte motomjetin në gjendje të dehur. K. P., 31 vjeç, banues në Mamurras, u arrestua pasi ka rrahur 3 persona gjatë një konflikti për motive të dobëta, ai i ka goditur me grushta dhe sende të forta S. T., 28 vjeç, E. H., 30 vjeç dhe Xh. Gj., 30 vjeç.

Njoftim i Policisë Tiranë

"Vihen në pranga 10 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: M. U., 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. K. L., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të lokalit në pronësi të tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, dhe një përforcues grushti (dorezë metalike). I. F., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit E. T., 43 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprat penale "Mashtrimi" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".  Ky shtetas, me anë të mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuara, dyshohet se ka përfituar pajisje elektronike dhe aparate celulare, nga punonjësi i një subjekti privat në Tiranë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Z., 42 vjeç, për veprën penale "Vjedhja", pasi dyshohet se ka vjedhur disa dritare alumini të një objekti privat. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. Ç., 55 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve. A. G., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur. B. D., 27 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasin L. D., 65 vjeç, që po lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. E. C., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. G. N., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin K. P., 31 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasit S. T., 28 vjeç, E. H., 30 vjeç dhe Xh. Gj., 30 vjeç. Më datë 15.05.2022, shtetasi B. M., 53 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij, shtetasja B. M., 19 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale".

(d.d)/dosja.al

 

Sondazh

Poll