Politike

VD-S'ka emër për Presidentin/ Mediu: Opozita të gjejë konsensus, t'i lëmë retorikat

Mediu kërkoi nga opozita që të gjejë konsensusin brenda partisë dhe të vijë në diskutime me emra konkretë

16 Maj 2022, 09:29 Nga DOSJA
VD-S'ka emër për Presidentin/ Mediu: Opozita të gjejë
Fatmir Mediu

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kërkoi nga opozita që të gjejë konsensusin brenda partisë dhe të vijë në diskutime me emra konkretë. Gjatë Komisionit të Ligjeve, aty ku i diskutua për zgjedhjen e presidentit, Mediu shtoi se retorikat duhen lënë jashtë Komisionit dhe të diskutohet për persona që janë të denjë për postin e Presidentit. 

'Opozita të gjejë brenda vetes konsensusin që plotësojnë ato kritere të përbashkëta, të diskutojmë për emra konkretë, ti lëmë retorikat, ka ky vend njerëz brenda dhe jashtë politikës, të denjë për këtë post. Shpresoj që ky diskutim i përgjithshëm të jetë i fundit që bëjmë në këtë komision.'- tha Mediu. 

(a.b)/dosja.al

 

Sondazh

Poll