Sport

Dybala përshëndet tifozët e Juventusit, letra e argjentinasit; Mendova se do të ishim akoma bashkë

Në prag të ndeshjes së parafundit me fanellën e Juventusit, e fundit para 'Allian Stadium', Paulo Dybala ka dashur të përshëndesë Juventusin

15 Maj 2022, 20:21 Nga DOSJA

Dybala përshëndet tifozët e Juventusit, letra e argjentinasit;

ITALI- Në prag të ndeshjes së parafundit me fanellën e Juventusit, e fundit para 'Allian Stadium', Paulo Dybala ka dashur të përshëndesë Juventusin. "Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të të përshëndetur, ka shumë vite dhe shumë emocione, të gjitha së bashku... Mendova se do të ishim edhe më shumë bashkë, por fati na vendos në rrugë të ndryshme”, u shpreh argjentinasi.

"Nuk do të harroj kurrë gjithçka që më bëre të jetoj, çdo ndeshje, çdo gol. Me ty u rrita, mësova, jetova dhe ëndërrova. Ishin 7 vite magji, 12 trofe dhe 115 gola që askush nuk do t'i heqë nga ne. Asnjëherë. Faleminderit që më mbështetët në momente të vështira. Faleminderit atyre që më kanë shoqëruar ndër vite: nga i pari tek i fundit, nga tifozët tek njerëzit që punojnë brenda klubit, të gjithë, trajnerë dhe shokë skuadre, punonjësit dhe menaxherët.

Të vishja këtë fanellë të rëndësishme, së bashku me shiritin e kapitenit ishte një nga krenaritë më të mëdha të jetës sime, të cilën shpresoj t'ua tregoj një ditë fëmijëve dhe nipërve të mi", shtoi ai. Në fund ndeshja ndaj Lazios në Torino: "Do të jetë ndeshja ime e fundit me këtë fanellë, është e vështirë të imagjinohet, por do të jetë lamtumira jonë e fundit. Nuk do të jetë e lehtë, por do të futem në fushë me buzëqeshje dhe me kokën lart, duke e ditur që kam dhënë gjithçka”.

E.Ç (Dosja.al)

354248 10924

Sondazh

Poll