Sport

Rihapet çështja titull! Man.City përmbys West Ham, por Mahrez 'i heq titullin'; Gerrard mund t'i japë një dorë Liverpool

Mancheser City nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 përballë West Ham në javën e parafundit të Premier League-s.

15 Maj 2022, 17:17 Nga DOSJA
Rihapet çështja titull! Man.City përmbys West Ham, por Mahrez
Manchester City

ANGLI-Mancheser City nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 përballë West Ham në javën e parafundit të Premier League-s. Skuadra e Pep Guardiolës pësoi dy gola në pjesën e parë. Protagonisti ishte Boëen, autori i të dy golave për londinezët në minutat 24' dhe 45'.

Sulmuesi 25- vjeçar kapi dy herë në befasi mbrojtjen mike dhe ndëshkoi me lehtësi portierin Ederson. Në fraksionin e dytë çdo gjë ndryshoi si me magji. Në minutën e 49', Grealish do të shënonte për Manchester City-n, sulmuesi nuk gabon me të djathtën duke e çuar topin në rrjetë.

Në të 69-tën, Coufal do të shkaktonte autogol duke barazuar shifrat, ndërsa momenti kyç ishte kur Mahrez në minutën e 86' gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Kështu City duhet të fitojë në sfidën e fundit ndaj Aston Villas drejtuar nga Steven Gerrard për t’u shpallur kampion, ose të shpresojë te një fitore e Southampton në sfidën me Liverpool.

Në takimet e tjera, Leicester ka fituar ndaj ëatford me shifrat 1-5, Aston Villa nuk shkoi me shumë se një barazim 1-1 ndaj Crystal Palace, ndërkohë që Leeds mori një barazim ndaj Brighton, rezultat që mund ti bëjë shumë punë në misionin mbijetesë.

E.Ç (Dosja.al)

12293

Sondazh

Poll