Sport

Leao-Theo protagonistët e fitores, Milan nuk e diskuton Atalantën! Titulli 1 pikë larg

Milan mund Atalantën 2-0 në ndeshjen e javës 37-të të Serie A dhe është afër fitimit të titullit kampion.

15 Maj 2022, 20:00 Nga DOSJA

Leao-Theo protagonistët e fitores, Milan nuk e diskuton Atalantën!


ITALI- Milan mund Atalantën 2-0 në ndeshjen e javës 37-të të Serie A dhe është afër fitimit të titullit kampion. Në fakt, nëse Inter do të mundte Cagliarin, skuadrës kuqezi i mjafton një pikë në përballjen ndaj Sassuolos.

Pas një pjese të parë të vështirë për të zhbllokuar ndeshjen në San Siro, është Leao, i cili gjeti rrjetën në minutën e 56'. Në minutën e 75' vjen kryevepra e Theo Hernandez që çmendi gjithë stadiumin.

Mbrojtësi vrapon 80 metra për të gjetur golin e dytë. Një sukses i rëndësishëm, ndërsa tashmë kuqezinjtë do shohin me vëmendje takimin e Interit.

E.Ç (Dosja.al)

47088 112086

Sondazh

Poll