Politike

FOTOLAJM- Mike Pompeo mbërrin në Tiranë nën masa të forta sigurie, kush e pret...

Pompeo duket i rrethuar me roje, por ama çantën e dorës e mban vetë. 

15 Maj 2022, 16:34 Nga DOSJA
FOTOLAJM- Mike Pompeo mbërrin në Tiranë nën masa të
Foto nga mbërritja në Tiranë

TIRANË- Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka mbërritur në Tiranë nën masa të forta sigurie. I pari që e ka pritur është kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndërkohë që në praninë e tyre duket edhe ish-deputeti Alket Hyseni. Nga ajo që duhet nga fotot e para të publikuara, Pompeo duket i rrethuar me roje, por ama çantën e dorës e mban vetë. 

FOTOLAJM- Mike Pompeo mbërrin në Tiranë nën masa të
Foto nga takimi

Mike Richard Pompeo është një politikan, diplomat dhe biznesmen amerikan që shërbeu në presidencën e Donald Trump si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës nga 2017 deri në 2018 dhe si Sekretari i 70-të i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nga 2018 deri në 2021.

Pompeo ka qenë anëtar i kongresit në radhët e republikanëve duke qenë pjesë e radhëve më të ashpra para se Presidenti Donald Trump ta emëronte drejtor të CIA-s dhe më pas sekretar amerikan të shtetit. Prej kohësh Pompeo konsiderohej si një nga njerëzit më besnikë të Trump, ndërsa gjatë adminsitratës së tij konsiderohej si tejet agresiv ndaj Kremlinit, duke e cilësuar Vladimir Putin si një lider të rrezikshëm.

Gjatë qëndrimit të tij në Kongres, ai ka qenë një kritik i ashpër në çështjen e marrëveshjes për programin bërthamor me Iranin të arritur nga administrate Obama. Në të kaluarën ka mbrojtur programin e mbledhjes së të dhënave të popullsisë nga Agjencia për sigurinë kombëtare, por gjithashtu ka dalë kundër mbylljes së burgut të Guantanamos.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll