Politike

Berisha: Fituam kundër autokracisë, guvernatorja Kim dështoi

Gjatë një komunikimi me demokratët në Lezhë, Berisha tha se censura dhe deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim, kanë dështuar, pasi ata kanë arritur që të kthejnë opozitën në vend.

15 Maj 2022, 17:32 Nga DOSJA
Berisha: Fituam kundër autokracisë, guvernatorja Kim dështoi
Sali Berisha

LEZHË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ata kanë arritur një fitore të madhe kundër autokracisë. Gjatë një komunikimi me demokratët në Lezhë, Berisha tha se censura dhe deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim, kanë dështuar, pasi ata kanë arritur që të kthejnë opozitën në vend.

"Kishim kundër një pseudo-opozitë që shërbehej me të gjitha mënyrat nga qeveria. Kishim kundër ndoshta mafien më të rrezikshme ndërkombëtare, atë të Sorosit. Censura, kërcënimet më të shumta u bënë ndaj jush. Në këtë sistem që mbeti pa opozitë të vërtetë, në një mënyrë ose në një tjetër, jo vetëm institucionet shtetërore, por edhe mjaft nga ato privatet, silleshin me ju, sikur të ishin ndërmarrje shtetërore. Ju kërcënonin, kërkonin të mos ndiqnit këtë lëvizje, por të gjitha këto përpjekje dështuan.

Dështoi censura dhe fushata propagandistike dhe mediatike për të dekurajuar përpjekjen tonë, dështuan sulmet e egra të qeverisë ndaj kësaj lëvizje. Dështuan deklaratat e përsëritura të guvernatores e cila jashtë çdo parimi, marrëveshje kombëtare dhe ndërkombëtare, në çdo hap të rëndësishëm që bënim, do bënte një deklaratë për t’ju dekurajuar ju. Me të gjitha këto arritëm në një betejë epike demokratike kundër autokracisë e cila kërkonte që të mos kishte opozitë Shqipëria," tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll