Sport

Liverpool në ankth! Probleme fizike për Salah, luan vetëm 33 minuta: pas dy javësh është finalja e Champions-it

Frikë te Liverpool. Kur kanë mbetur vetëm dy javë deri në finalen e Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool, Mohamed Salah është dëmtuar në finalen e FA Cup kundër Chelsea-t.

14 Maj 2022, 18:48 Nga DOSJA

ANGLI- Frikë te Liverpool. Kur kanë mbetur vetëm dy javë deri në finalen e Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool, Mohamed Salah është dëmtuar në finalen e FA Cup kundër Chelsea-t.Egjiptiani u ndal në minutën e 33-të për shkak të një problemi fizik. Lajm jo i mirë për Liverpool që tani do pres me ankth gjendjen e egjipitanit.

Ndoshta ishte një problem muskulor, por do të ishte një shaka për Salah, i cili në vitin 2018, në finalen kundër Real Madrid, përjetoi një nga netët më të komplikuara të karrierës së tij me një dëmtim në shpatull disa javë para Kupës së Botës. Megjithatë, shenjat japin një lloj shprese: Salah është larguar nga fusha në këmbë.

E.Ç (Dosja.al)

11042 5720

Sondazh

Poll