Sport

Skandal në Manchester United, dy yjet përplasen fizikisht në dhomat e zhveshjes

Edhe lojtarët e skuadrës ishin të habitur për përplasjet mes shokëve të ekipit.

14 Maj 2022, 18:08 Nga DOSJA
Skandal në Manchester United, dy yjet përplasen fizikisht në
Ralf Rangnick

TIRANË- Fundi i sezonit zhgënjyes të Manchester United arriti në një tjetër nivel kur dy lojtarë u përplasën në Carrington. SkySports shkruan se incidenti ndodhi në fund të një seance stërvitore në qendrën e tyre stërvitore të enjten, por është bërë public vetëm orët e fundit. Dyshja u përleshën dhe u ndanë nga shokët e skuadrës.

The Sun të gjithë yjet e ekipit u urdhëruan të ktheheshin në dhomat e zhveshjes. Edhe lojtarët e skuadrës ishin të habitur për përplasjet mes shokëve të ekipit. Ralf Rangnick i dha skuadrës së tij katër ditë pushim pas humbjes 4-0 në Brighton të shtunën e kaluar.

Të ‘fryrë’ nga një sezon i mjerueshëm, stërvitje dhe shkëputje me trajnerin e përkohshëm Rangnick, temperamentet tani kanë kapur kulmin. Skuadrës iu dha më shumë pushim pa asnjë ndeshje këtë fundjavë. Ndeshja e tyre e fundit është në Crystal Palace të dielën.

United mund të përfundojë i shtati në kampionat dhe të kualifikohet në Conference League. Manchester United përballet me konkurrencë nga të paktën tre nga klubet më të mëdha evropiane.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll