Sport

Veprimi i Di Maria-s ndez ëndrrat e tifozëve të Juventusit, ja situata me sulmuesin e PSG

Angel di Maria, futbollisti i PSG duket pranë kalimit në kampionatin italian.

14 Maj 2022, 18:31 Nga DOSJA

ITALI- Një pëlqim i fanellës së re të Juventusit ndez fantazitë e tifozëve të Juventusit. Angel di Maria, futbollisti i PSG duket pranë kalimit në kampionatin italian. Në Continassa po e mendojnë seriozisht dhe po ashtu argjentinasi e ka vendosur klubin torinez ndër destinacionet e tij të mundshme për sezonin e ardhshëm.

Lamtumira e Dybala çliron disi arkat e klubit, duke pasur parasysh gjithashtu se as fati i Kean dhe Morata nuk është i qartë. Negociatat me Jorge Mendes kanë nisur tashmë sepse duhet të arrihet një marrëveshje, jo të thjeshtë, për pagën.

Di Maria nuk dëshiron të shkojë nën 7 milionë euro në vit dhe problemi është se, nëse lidhet një kontratë vetëm 12-mujore, Juve do të humbiste përfitimet tatimore të Dekretit të Rritjes. Nga ana e tij, Max Allegri do të vlerësonte ardhjen e sulmuesit për të mbështetur një lojtar me përvojë (ai është 34 vjeç).

E.Ç (Dosja.al)

di maria 10594

Sondazh

Poll