Sport

90 vjet anëtare e FIFA-s, si u krijua Kombëtarja e Shqipërisë dhe trajneri i parë i kuqezinjëve!

ata 14 maj është një përvjetor jubilar dhe historik për futbollin shqiptar. Saktësisht, 90 vite më parë në Kongresin e 21-të të FIFA-s, që u zhvillua në datat 13-14 maj 1932 në Stokholm të Suedisë

14 Maj 2022, 18:17 Nga DOSJA

90 vjet anëtare e FIFA-s, si u krijua Kombëtarja e

SHQIPËRI- Data 14 maj është një përvjetor jubilar dhe historik për futbollin shqiptar. Saktësisht, 90 vite më parë në Kongresin e 21-të të FIFA-s, që u zhvillua në datat 13-14 maj 1932 në Stokholm të Suedisë, Federata Shqiptare e Futbollit u pranua si anëtare e FIFA-s. 2 vjet pas krijimit te federates, nëpërmjet një letre zyrtare sekretari iu përgjithshëm i FIFA-S Ivo Shriker i uronte mirseardhjen Shqipërisë në organizatën më të rëndësishme të futbollit botëror.

Megjithë pranimin në FIFA shqipëria nuk kishte ende një skuadër kombëtare, shpenzime të mëdha por dhe ideja e qeverisë së Ahmet Zogut se në fillim duhet fuqizojë sportin brenda vendit, nuk i dha mundësinë Federatës të krijonte përfaqësuesen e saj për të zhvilluar ndeshjet ndërkombëtare. Në vitin 1936, drejtuesit e Federatës arrijnë të krijojnë Kombëtaren. Lojtarët më të mirë të vendit u grumbulluan në një ndeshje miqësore, mes dy ekipeve që u quajtën Kombëtarja a dhe Kombëtarja B.

Trajneri i parë ishte hungarezi Zamu Zinger që përzgjodhi dhe lojtarët e parë, mes të ciëlve ishin Lushta, Kryeziu, Karapici,Begeja apo Dovana. Duhet të vinte Ballkaniada e vitit 1946 që Kombëtarja shqiptare të zhvillonte një aktivitet të vërtetë. Përballë ishin Rumania Jugosllavia dhe Bullgaria, kombëtare që kishin më tepër eksperiencë dhe pjesëmarrëse në Kupat e Botës, me kuqezinjtë të cilët ia dolën të fitonin këtë aktivitet. Kur kanë kaluar thaujse 90 vjet, nuk mund të mungonte edhe një urim nga presidenti i FIFA-s Gianni Infantino.

E.Ç (Dosja.al)

5600 7642

Sondazh

Poll