Politike

Evi Kokalari s'i ndahet Grida Dumës: Berisha ka bërë shumë për gocat, ajo e braktisi

Në rrëfimin e saj, Kokalari tha se Duma ishte një personazh i promovuar nga ish-kryeministri Sali Berisha që tani i ka kthyer shpinën, teksa sipas saj pret për të përfituar sërish.

13 Maj 2022, 23:29 Nga DOSJA
Evi Kokalari s'i ndahet Grida Dumës: Berisha ka bërë
Evi Kokalari dhe Grida Duma

TIRANË- Aktivistja Evi Kokalari foli për marrëdhëniet me deputeten e Partisë Demokratike, Grida Duma, duke mos i kursyer “thumbat” ndaj saj. E ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, Kokalari tha se i vinte keq që ishte përplasur me demokraten për shkak se janë të dyja femra por shtoi se nuk e duronte dot mungesën e moralit në politikë.

Në rrëfimin e saj, Kokalari tha se Duma ishte një personazh i promovuar nga ish-kryeministri Sali Berisha që tani i ka kthyer shpinën, teksa sipas saj pret për të përfituar sërish. Ndërkohë që nuk la pa përmendur as Gazment Bardhin, edhe pse nuk qëndroi gjatë tek akuzat ndaj tij.

"Më vjen keq që kam dalë hapur kundër Gridës. Duhet të flasim për të gjitha. I kisha të provuara të gjitha ata që fola për jetën e saj private. Ajo nuk foli fare. Kanë një tangërllik këto që unë nuk e di... Unë i flisja, ia bëra reputacionin "trash", ajo rrinte. Unë e kam problem që Gaz Bardhi që nuk është i hapur me veten. Të lutem mos më fusni në telashe. Në Amerikë japin dorëheqjen për moralitetin. Sali Berisha ka bërë shumë për gocat. Ajo ka kaluar në ekstremin tjetër, Berisha i ka bërë karrierën kësaj dhe kjo i tha Lul Bashës mua do më kesh gjithmonë nga pas. Ajo po pret tani të shohë nga fryn era. Është ambicioze. Nuk ka integritet ajo,"-tha Evi Kokalari.

Megjithatë edhe pse ka pasur ngacmime deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim publik, as nga Grida Duma dhe as nga Bardhi, si kundërpërgjigje.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll