Politike

Berisha ftesë kryeministrit Rama: Hajde burri-burrit, ulemi në Kuvend dhe kalojmë ligjin

Megjithatë nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër se për çfarë ligji e propozimi konkret bëhet fjalë.

13 Maj 2022, 17:33 Nga DOSJA
Berisha ftesë kryeministrit Rama: Hajde burri-burrit, ulemi në Kuvend
Sali Berisha

ELBASAN- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë kërkesën e parë për takim me Edi Ramën, por dhe më një arsye. Në fjalën e tij, gjatë diskutimit me demokratët e Elbasanit, Berisha tha se kërkon që të kalojë në parlament një ligj që përjashton kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi. Megjithatë nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër se për çfarë ligji e propozimi konkret bëhet fjalë.

“Unë ju them ju se nga eksperienca ime e gjatë se kushti i të gjitha kushteve për të lëvizur këtë shoqëri është zbatimi i ligjit. Është vendosja e qytetarëve dhe politikanëve si të barabartë përpara ligjit. Ju e shihni që ky establishmet bën gjithça për të burgosur dhe persekutuar demokratët. Unë nuk them se nuk ka patur mëkatarë te demokratët, unë nuk them që nuk ka pasur korrupsion te demokratët. Në përgjithësi ne ishim njerëz që qëndronim ndërligjin. Ndaj unë i propozova sot Edi Ramës, hajde ta firmosim një ligj që ta heqim parashkrimin për kryeministrat. Burri burrit! Ja u them unë që kjo nismë do eci. Kur kryeministri nuk qëndron ndër ligjin atëherë ligji hidhet në erë, nuk funksionon për qytetarin,”-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij.

Por deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ana e kryeministrit Edi Rama, lidhur me ftesën e Berishës, edhe pse ka bërë me dije publikisht se nuk do të pranojë asnjë propozim (çfarëdo qoftë) që vjen nga lideri historik i Partisë Demokratike.  

(k.m./dosja.al)

Sondazh

Poll