Politike

Rama reklamon kështjellën e Ymer Lalës? Denoncimi: Kupolë strehimi për personazhet e "184"

Por sipas një denoncimi të avokatit Shaqir Manjani, kjo vilë është e personazhit të botës së krimit Ymer Lala, e cila ka shërbyer si kupolë për strehimin e personazheve të dosjes 184.

13 Maj 2022, 19:32 Nga DOSJA

 

Rama reklamon kështjellën e Ymer Lalës? Denoncimi: Kupolë
Edi Rama

 

Kryeministri Edi Rama ka reklamuar si bujtinë një kështjellë të ndërtuar në Peshkopi, buzë lumit Drin, duke e paraqitur si investim të emigrantëve të cilët janë kthyer në tokat e gjyshërve.

Rama reklamon kështjellën e Ymer Lalës? Denoncimi: Kupolë
Postimi i Ramës

Por sipas një denoncimi të avokatit Shaqir Manjani, kjo vilë është e personazhit të botës së krimit Ymer Lala, e cila ka shërbyer si kupolë për strehimin e personazheve të dosjes 184.

Rama reklamon kështjellën e Ymer Lalës? Denoncimi: Kupolë
Postimi i avokatit

Sipas avokatit, kryeministri Rama e ka reklamuar si bujtinë turistike por në të vërtetë e ka subvencionuar vetë. 'Ka marrë edhe financim nga grantet e BE me ndihmën e AZHBR. Thonë 500 mijë €. Ky është skandal. Kshu e ka shit kryeministri', thotë Manjani. 

Manjani ironizon edhe me SPAK, ku sipas tij të 'flasi me Ulsien dhe të nisin hetimin'.

Marrë nga Syri.net

Sondazh

Poll