Politike

Balluku: Më 23 nëntor hapet edhe bursa shqiptare e energjisë elektrike

Me anë të një postimi për mediat, Balluku shkruan se me Skrekas gjithashtu ka biseduar linja e re e interkonjeksionit mes dy vendeve si dhe projektit për gazifikimin e vendit.

13 Maj 2022, 21:22 Nga DOSJA
Balluku: Më 23 nëntor hapet edhe bursa shqiptare e energjisë
Dy ministrat

TIRANË- Bursa shqiptare për energjinë elektrike do të hapet më 23 nëntor. Këtë gjë e ka bërë të ditur Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukurës Belinda Balluku gjatë një takimi që pati sot me homologun grek Kostas Skrekas. Me anë të një postimi për mediat, Balluku shkruan se me Skrekas gjithashtu ka biseduar linja e re e interkonjeksionit mes dy vendeve si dhe projektit për gazifikimin e vendit.

Postimi i Plotë: 

Diskutuam mbi projekte konkrete me interes të përbashkët të të dyja vendeve, siç është linja e re e interkonjeksionit mes dy vendeve tona, për të cilën të dy Operatorët e Transmetimit kanë nisur punën dhe shpresojmë që brenda këtij viti të përfundojë studimi i mirëfilltë për këtë projekt. Diskutuam gjithashtu edhe sa i takon projektit për gazifikimin e vendit, duke shprehur gatishmërinë për rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve në këtë sektor. Ky është takimi i dytë brenda pak muajve, një shenjë e angazhimit dhe vullnetit të përbashkët mes Shqipërisë dhe Greqisë për të rritur bashkëpunimin përmes projekteve të përbashkëta.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll